Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Duke filluar nga sot në supermarketet greke, mbi 1.660 produkte do të jenë në dispozicion me çmime më të ulëta, ndërsa pritet që numri i tyre të shkojë mbi 1.700. Qeveria dhe bizneset vendase kanë nënshkruar një marrëveshje për të ulur çmimet, me synimin për të ndihmuar familjet që përballen me kosto të larta të jetesës. Kjo listë përfshin artikuj ushqimorë si mielli, qumështi, mishi, si dhe produkte të tjera si detergjentë, shampo, pelena për fëmijë dhe mjetet shkollore. Ulja mesatare e çmimeve pritet të jetë rreth 7%, në varësi të artikullit dhe do të vazhdojë për një periudhë prej dy deri në katër muaj. Disa produkte, veçanërisht mjetet shkollore, do të kenë një ulje më të madhe dhe tek disa të tjera mund të...
Burimi:
javanews.al