Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash

Athina, Selaniku dhe qytetet e tjera të Greqisë janë paralizuar që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).Në grevë, ku marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, kërkojnë ndër të tjera rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës. Ndër të tjera ata janë edhe kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit. Qarkullimi është pezulluar. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit, përfshirë edhe ato me Shqipërinë dhe anasjelltas. Raportohet se do të lejohen vetëm fluturimet që konsiderohet të domosdoshme.Në grevë përveç mësuesve...