Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqi/ Autoritetet neutralizojnë zjarrin në zonën e Aspropirgosit në Athinë
Një tjetër zjarr ka rënë në Greqi mesditën e sotme në zonën e Aspropirgosit në veri të Athinës. Sipas burimeve për shuarjen e flakëve janë angazhuar 25 zjarrfikës me 11 automjete, si dhe një avion dhe një helikopter që ndërhynë nga ajri. Për shkak të zjarrit, policia ndaloi përkohësisht trafikun në Bulevardin Diylistirion në drejtim të Aspropyrgos, por qarkullimi është rikthyer tashmë në normalitet, pasi autoritetet lokale neutralizuan flakët e zjarrit. Syri.net-Protothema