Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Gratë në politikë, Çuçi: Situatë e përmbysur nga 15 vite më parë, PS ka rol domethënës
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një bashkëbisedim me disa gra e vajza, kryesisht të paangazhuara aktivisht në politikë, por kontributore në fusha të ndryshme dhe promotore të iniciativave me impakt ekonomik e kulturor. Bashkë me kandidatët për deputetë, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, Çuçi mes të tjerash foli për rolin domethënës të Partisë Socialiste në përfshirjen e grave dhe vajzave në qeverisjen qëndrore e lokale. “Unë mendoj që ne kemi bërë një përmbysje të krijimit të barazive të paktën drejt zhdukjes të gjithë barrierave që krijohen për shkak të ndarjeve gjinore më shumë se asnjë parti tjetër. Sot është një realitet tërësisht ndryshe nga çfarë ka qenë të paktën para 15 vitesh. Por nuk është vetëm kjo. Sepse ne...