“Gratë e Luftës”, zëri i dy nënave kosovare dëgjohet në teatrin grek

“Gratë e Luftës”, zëri i dy nënave kosovare dëgjohet në teatrin grek

Në teatrin “ELER – Eleni Erimou” në Athinë, do të ngjitet për vetëm për tri shfaqje më 6, 7 dhe 8 qershor drama “Gratë e Luftës”, me tekst dhe regji nga Giota Koundouraki. Kjo vepër teatrale është frymëzuar nga libri historik i Ag Apollonit, “Një Fije Shkrepëse, Një Fije Shprese”, dhe trajton me ndjeshmëri dhe forcë rrëfimet e grave që përjetuan tragjedinë e luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.“Gratë e Luftës” sjell në skenë historinë e dy nënave që përfaqësojnë dhimbjen dhe rezistencën e komunitetit kosovar. Njëra prej tyre, e cila nuk mundi të përballonte humbjen e fëmijëve të saj...
Burimi: Diasporashqiptare.al