Grabitje me thikë në një piceri në Zvicër, shqiptari përleshet me autorin: Kisha frikë mos më vriste vajzën
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij, e cila ndodhej brenda lokalit. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një burrë i maskuar hyri në piceri dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Pronari i picerisë, Zelal Selimi, ndodhej jashtë lokalit kur kuptoi se grabitësi po kërcënonte vajzën e tij. “Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për të kapur thikën, që ai të mos e vriste vajzën time”, ka treguar Selimi për një televizion lokal. Sipas tij, thika ndodhej vetëm 40-50 centimetra larg kokës së vajzës, e cila kishte nisur të bërtiste: “Një thikë, një thikë!”. Selimi u përlesh me grabitësin, duke...
Burimi:
ntv.al