Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit
Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të...