Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Grabiti çantën me një shumë të madhe parash, arrestohet 32-vjeçari në Dibër
👁10514
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës këtë të diel. Ai grabiti çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro. Sipas njoftimit zyrtar, 32-vjeçari rezultonte i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi, kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit...