Grabitet me armë një banesë në Elbasan, autorët braktisin dy makinat e ‘policisë’
Një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është bërë objekt i një grabitjeje gjatë orëve të para të mëngjesit. Disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e një qytetari rreth orës 04:05 dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash. Sipas informacionit paraprak të Policisë, autorët janë larguar në drejtim të një zone kodrinore sapo kanë konstatuar mbërritjen e shërbimeve policore, duke përfituar nga errësira. Gjatë largimit, ata kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë kryer grabitjen. Në vijim të veprimeve në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë. Janë sekuestruar edhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë grupit hetimor për dokumentimin...
Burimi:
syri.net