‘Google’ gjobitet me 403 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

‘Google’ gjobitet me 403 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

21 September, 2026 - 17:56  “Google” është gjobitur me 403 milionë euro nga autoriteti irlandez për mbrojtjen e të dhënave, për shkelje të rregullave evropiane të privatësisë (GDPR). Hetimi, i nisur rreth gjashtë vjet më parë, pas ankesave të organizatave evropiane të konsumatorëve, shqyrtoi mënyrën se si “Google” përdorte të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve. Autoriteti irlandez, arriti në përfundimin se përdoruesit mund të mos kenë qenë të informuar qartë se të dhënat për vendndodhjen e tyre, mund të përdoreshin për reklama të personalizuara ose për të kuptuar interesat e tyre. Hetimi mbuloi periudhën nga 25 maji 2018 deri më 4 shkurt 2020 dhe lidhej me shërbime si aktiviteti në internet dhe aplikacione, historiku i vendndodhjes dhe saktësia e vendndodhjes. Përveç gjobës, “Google” është urdhëruar...