Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhet e ditur se në fokus të vizitës ishte reforma në drejtësi dhe rruga drejt BE. Ambasadori Gonzato vlerësoi angazhimin e KLP-së në forcimin e integritetit të sistemit të prokurorisë. Ai theksoi rëndësinë e Kapitullit 23 për ecurinë e negociatave për anëtarësim. Ndërkohë sipas tij, KLP luan një rol kyç në garantimin e standardeve evropiane në drejtësi, teksa shtoi se, BE konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Gonzato ndër të tjera nënvizoi se reforma e...