Gonxhja: Teatri Kombëtar mbylli sezonin me 95 shfaqje dhe mbi 10 milionë lekë të ardhura

Gonxhja: Teatri Kombëtar mbylli sezonin me 95 shfaqje dhe mbi 10 milionë lekë të ardhura

Teatri Kombëtar ka mbyllur një sezon të suksesshëm artistik, duke konfirmuar rolin e tij si një nga institucionet më të rëndësishme të jetës kulturore në vend dhe si një hapësirë e gjallë takimi mes artistëve dhe publikut. Ministr i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “nga shtatori 2025 deri në maj 2026, skena e Teatrit Kombëtar jetoi përmes 95 shfaqjeve”. Shfaqjet e vëna në skenë sollën për publikun një larmi veprash, interpretimesh dhe emocionesh artistike. Nga dramat klasike dhe bashkëkohore, te produksionet që trajtuan tema sociale e njerëzore, repertori i sezonit krijoi mundësinë për një dialog të vazhdueshëm mes artit dhe spektatorit. Interesi i publikut për shfaqjet teatrore u reflektua edhe në shifra. “Gjatë këtij sezoni u shitën mbi 20 mijë bileta,...