Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gonxhja takim me familjen Biba në Kombinat: Korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit
👁2145
Ministri dhe drejtuesi politik i PS në Njësinë 6 në Tiranë, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të premte një takim me një familje e ardhur nga Korça, që jeton në Misto Mane në Kombinat. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, ministri shkruan se korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit. ”Kombinat, me familjen Biba në Misto Mame me origjinë nga Korça. Korçarët që në çdo vend ku jetojnë, me traditat dhe qytetarinë e tyre i shtojnë hijeshinë komunitetit. Me kënaqësi isha me ta për të folur për çfarë është bërë dhe çfarë do vijojmë të bëjmë më mirë”,-shkruan ministri Gonxhja.