Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori të veçanta, 20% grant për blerjen e banesës

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori të veçanta, 20% grant për blerjen e banesës

Qeveria ka miratuar vendimin për të lehtësuar përballimin e kostos së strehimit për disa kategori të veçanta, duke ofruar mundësinë e një kredie me interes 0%, e cila do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur dje se programi i mbështetjes përfshin disa kategori të rëndësishme të shoqërisë dhe një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare. “Mund të përfitojnë nga ky program familjet e punonjësve...