Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Gonxhja: Artefaktet e vjetra nga Muzeu i Budapestit në ‘Marubin’ e Shkodrës
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kujtoi sot, përmes rrjeteve sociale, se në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” vazhdon të jetë ekspozita e veçantë “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”. Kjo ekspozitë ka sjellë për herë të parë koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit ruheshin në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Paolo Lazza apo Palokë Laca i kishte shitur departamentit të Muzeut Kombëtar të Etnografisë së Budapestit, rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare. Me hulumtimin në detaje të kësaj figure u angazhua vetë drejtori i “Marubit”, Luçjan Bedeni dhe kuratorja Knopper. Ministri Gonxhja fton çdokënd që ka mundësi ta vizitojë këtë ekspozitë e cila është e hapur çdo...