Golem/ Motorët e ujit përplasen me njëri-tjetrin, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

Golem/ Motorët e ujit përplasen me njëri-tjetrin, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

Një 31-vjeçar nga Kosova është plagosur pasditen e kësaj të diele në Golem të Kavajës, teksa po lundornte në det me motor uji. Sipas Policisë ngjarja është shënuar rreth orës 17:36, në Golem, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë, ku shtetasi S. D., 25 vjeç, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë. Si pasojë e përplasjes, 31-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut...
Burimi: Syri.net