Goditje surprizë nga Bayern! Blen talentin e Arsenalit për 55 mln euro

Goditje surprizë nga Bayern! Blen talentin e Arsenalit për 55 mln euro

23 Korrik 2025 16:08 Telesport Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e ditëlindjes 2007. Anglezi është talent i Arsenalit, ku ka kontratë edhe për një vit. Sezonin e shkuar, ai luajti në 37 ndeshje me fanellën e Arsenalit, 26 prej të cilave në Premier League. Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në kampionatin anglez, gjithsej 9 gola dhe 2 asiste në të gjitha kompeticionet. Nwaneri luan si mesfushor ofensiv ose si sulmues krahu. Ai kushton 55 mln euro.