No Image Available

Goditje për Netanyahun/ Presidenti i Izraelit ia beson rivalit të tij, Gadi Eisenkot formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’ia japë kandidatit të opozitës, Gadi Eisenkot, mundësinë e parë për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Vendimi përbën një goditje politike për kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili synon të vazhdojë qëndrimin në pushtet. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press, Herzog e bëri të ditur vendimin të shtunën në mbrëmje, pas konsultimeve disaditore me përfaqësuesit e partive politike. Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite, ishte rivali kryesor i Netanyahut në zgjedhje, duke udhëhequr një bllok partish që synojnë largimin nga pushteti të kryeministrit më jetëgjatë në historinë e Izraelit. Megjithatë, as Eisenkot dhe as Netanyahu nuk arritën të siguronin shumicë të qartë në zgjedhjet e 27 tetorit. Gjatë konsultimeve intensive të zhvilluara këtë...