Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Goditje me armë në rrugën dytësore të bypass-it të Fierit, Prokuroria Fier procedon dy persona për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë
👁2892
FIER – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 474, i vitit 2025, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, në ngarkim të dy shtetasve me inicialet A.C. dhe A.C. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, rreth orës 13:30–14:00, në rrugën dytësore të unazës Fier–Vlorë, në drejtim të fshatrave Dërmenas–Sulaj. Të dy të proceduarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe pistoletë në drejtim të shtetasve H.M. dhe S.M., të cilët udhëtonin me...