Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë

Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë

Lajm i keq për trajnerin Silvinjo, në prag të ndeshjes me Anglinë. Mbrojtësi Ardian Ismajli ka humbur takimin e parë ndaj kombëtares së “Tre Luanëve”. Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se lojtari nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë. Ismajli vuan dëmtimet prej disa kohësh dhe nuk është në formën më të mirë. Ndonëse u provua deri në fund, mbrojtësi nuk ia doli dot. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Argjiroja.net