Goditje e rëndë për bandat e Vlorës! Arrestohet në Orikum kreu i trafikut të drogës dhe vrasës i ish-policit

Goditje e rëndë për bandat e Vlorës! Arrestohet në Orikum kreu i trafikut të drogës dhe vrasës i ish-policit

Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas më 15 mars 2024. 41-vjeçari nga Vlora, u kap në Orikum nga blutë në një operacion të drejtuar nga zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Plakut janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat i janë sekuestruar. Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste...