Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Goditja e centraleve bërthamore! Trump poston videon e avionëve B2: Bombardoni Iranin
Avion B2 SHBA-Teksa pretendime janë ngritur mbi sulmin amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit, presidenti i SHBA, Donald Trump ka postuar një video 60 sekondëshe në mediat sociale ku shihen avionë luftarakë B-2 Bombardues duke fluturuar në qiell duke hedhur dhjetëra bomba. Në fakt kolona zanore është një version i parodizuar i hitit të Beach Boys, Barbara Ann – është modifikuar për ta zëvendësuar “Barbara Ann” me “bomb Iran”. SHBA goditi tre objekte bërthamore në Iran, Fordo, Natanz dhe Isfahan, me bomba shkatërruese të afta të depërtonin 18 metra beton ose 61 metra tokë përpara se të shpërthenin./ZËRI