“Goditi shefin me shkelm”, Policia përgënjeshtron qytetarin që doli në media

“Goditi shefin me shkelm”, Policia përgënjeshtron qytetarin që doli në media

Policia e Shtetit ka reaguar pas një deklarate në media të shtetasit A. (E.) M., i cili pretendon se ishte viktimë e një incidenti të ndodhur më 17 janar 2024 në Rrëshen. Sipas Policisë, qytetari u ndalua për kontroll dhe refuzoi të bashkëpunonte me efektivët, duke shfaqur sjellje agresive dhe provokuese. Në reagimin zyrtar, thuhet se në komisariat ai ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj shefit të Komisariatit, Klodian Kondi, dhe punonjësve të tjerë. “Pamjet filmike janë dorëzuar tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe rasti është në gjykim në Lezhë”, thekson Policia, duke shtuar se zbaton ligjin me paanshmëri dhe...