Goditi policin bashkë me 2 të tjerë, kapet në Sarandë djali i Rubatit. I ati u plagos 1 ditë pas rrahjes së policit

Goditi policin bashkë me 2 të tjerë, kapet në Sarandë djali i Rubatit. I ati u plagos 1 ditë pas rrahjes së policit

Nga Elton Qyno Syri.net/ Një muaj e gjysmë pasi ishte shpallur në kërkim, për goditjen e punonjësit të policisë, Mihal Velço, është arrestuar nga policia e Sarandës ka vënë në pranga, Andrea Rubatin. 27-vjeçari i ndaluar është djali i Thimjo alias Aleksandër Rubatit, i cili është një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Në mbrëmjen e 17 korrikut të këtij viti, që përkon dhe me 1 ditë para se babait të tij, ti bëhej atentat, ai së bashku me Antonio Lefterin dhe Ëngjëll Dalanaj, kanë goditur në bashkëpunim një efektiv policie të komisariatit të Sarandës. Në njoftimin e policisë thuhet se: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e...