Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar nga Durrësi me precedentë të mëparshëm, ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shpërndarje të drogave të forta. “Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë në Kamëz dhe Valias, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., 25 vjeç, banues në Durrës”, njofton Policia. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë...