Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar. Kapen armë, municion dhe drogë

Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar. Kapen armë, municion dhe drogë

Një grup kriminal që merrej me trafik armësh dhe kultivim e shitje të lëndëve narkotike është goditur nga policia e Fierit pas 6 muajsh hetime intensive. Në kuadër të  këtij operacioni, kanë rënë në pranga katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin...
Burimi: Vizionplus.tv