Goditet grupi kriminal i drogës në Shkodër/ Sekuestrohen 265 kg kanabis, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Goditet grupi kriminal i drogës në Shkodër/ Sekuestrohen 265 kg kanabis, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin e Prokurorisë. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 265.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe dy mina të dyshuara antitank. Katër persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një konferencë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, bëri me dije se shtatë persona dyshohet se janë të përfshirë në veprimtarinë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin, magazinimin, paketimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë A. S., 38 vjeç, E. R., 25 vjeç, si dhe dy vëllezërit B. K., 56 vjeç, dhe N. K., 52 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë...