Gjysmëhëna krijon harmoni perfekte mbi strukturat historike të Stambollit

Gjysmëhëna krijon harmoni perfekte mbi strukturat historike të Stambollit

Një pamje mahnitëse e gjysmëhënës mbi qiellin e Stambollit ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve mbrëmjen e djeshme. Gjysmëhëna u fotografua nga “Anadolu Agency” teksa përkonte në mënyrë të përsosur me Kullën e Gallatës dhe Xhaminë e Cihangirit, duke krijuar një skenë të rrallë dhe simbolike në qytetin historik. Stambolli ofron imazhe unike për fotografët, falë ndërtesave të tij historike, peizazhit të larmishëm dhe atmosferës magjepsëse që krijohet nga ndërthurja e dritës natyrore me arkitekturën e lashtë.