Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

Seanca mes deputetes demokrate Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqtares Etleva Deda. Ndërkohë Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Seanca e radhës u la më 29 maj në orën 09:00, ku SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.
Burimi: Sot.com.al