Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjylameti: Programi i PD si ‘Liza në botën e çudirave’, kemi rritur rroga e pensione që nga 2013
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaron se që nga viti 2013 reforma dhe skema e pensioneve dhe rrogave ka ardhur në progres rritës sikurse dhe ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama. Ajo pohoi se bashkë me Bankën Botërore po shikohet skema e pensioneve, ndihmës sociale dhe rrogave.“Pensionet dhe pagat kanë qenë prioriteti i PS-së që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet dhe në vijim, aktualisht edhe në programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Po finalizojmë punën e një grupi bashkë me Bankën Botërore, për rishikimin e skemës së pensioneve. Por është një reformë që ka edhe pasoja për shkak të informalitetit që ka qenë ndër vite, por ndryshimi vihet re, por pasojat janë rezultat të atyre viteve për të cilat folëm, para dhe pas...