Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, babai: Drejtësia të vihet në vend për vajzën time
Flamur Sula, babai i Ilarias që u vra nga i ish-dashuri në Itali, ka reaguar pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë. Familja e viktimëse jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n. ”Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, përfundoi Flamur Sula.