Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Ekziston ende rreziku që të ndikojë tek ish-ushtarët e UÇK-së

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Hashim Thaçit: Ekziston ende rreziku që të ndikojë tek ish-ushtarët e UÇK-së

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Këto vendime i mori dje me 5 gusht gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar. “Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së...