Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska për krime në Srebrenicë
Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS), Milenko Zhivanoviq, për akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995. Gjykata e shpalli atë të pafajshëm në shkallën e parë në një aktgjykim të martën, duke e liruar nga akuza se kishte urdhëruar zhvendosjen e detyruar të popullsisë boshnjake nga zona e mbrojtur e Srebrenicës. Prokuroria ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi. Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtarja deklaroi se Zhivanoviq, si komandant, u kishte dhënë detyra njësive të Korpusit...