Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata në Moldavi dënon me 7 vjet burg zyrtaren pro-ruse, akuzohet për financimin e një partie që do destabilizonte vendin
Një gjykatë moldave dënoi të martën me shtatë vjet burg drejtoreshën rajonale pro-Kremlin, Evgenia Gutul, për kanalizimin e parave nga Rusia për të financuar një parti politike. Gutul, e cila ka kritikuar fuqishëm qeverinë aktuale pro-evropiane të Moldavisë dhe ka vizituar herë pas here Moskën për të takuar zyrtarë të lartë, mohoi çdo shkelje. Ajo është vendosur në listat e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së me dyshimin për destabilizimin e Moldavisë. Prokurorët thonë se Gutul ka kanalizuar në mënyrë sistematike fonde të padeklaruara në Moldavi nga viti 2019 deri në 2022 për të financuar partinë pro-moskovite të ndaluar “Shor”, e themeluar nga Ilan Shor, një biznesmen pro-rus në mërgim, i dënuar për mashtrim në Moldavi. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me nëntë vjet burg për...