Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3
Atilla Kardesh, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, është përballur me një zhvillim të papritur në procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi. Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj tij, pasi ai mungoi në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur më 23 korrik, e cila zgjati deri në orën 13:40. Avokati i Kardesh tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte detyruar të udhëtonte në Suedi për çështje që lidhen me nënshtetësinë. “Para tre ditësh më njoftoi përmes telefonit për udhëtimin. Megjithatë, deri më tani nuk më ka siguruar asnjë dëshmi për këtë...