Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike kundër ligjit për zonat e mbrojtura. PD kërkoi shpalljen antikushtetuese të këtij ligji duke pretenduar se ai bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, nuk iu nënshtrua konsultimit publik dhe cenon trashëgiminë natyrore. Ligji për “zonat e mbrojtura” u miratua në shkurtin e vitit të kaluar vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e kundërshtoi pasi, sipas saj, krijohet shtrati ligjor për ndërtime pa kriter në zonat e mbrojtura. Por mazhoranca argumentoi se ligji i hap rrugë ndërtimeve ekologjike në këto territore për t’i vënë në shërbim të ekonomisë së komuniteteve. NJOFTIMI: Gjykata Kushtetuese...