Gjykata e Lartë rrëzon ‘Veliajn e vogël’! Bllokohen 15 kontrata të ‘Gogel’ mes tyre dhe ajo 4 mln euro e Kanye West

Gjykata e Lartë rrëzon ‘Veliajn e vogël’! Bllokohen 15 kontrata të ‘Gogel’ mes tyre dhe ajo 4 mln euro e Kanye West

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Arber Veliaj, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi sekuestrimin e 15 kontratave të kompanisë “Gogel. Mes dokumenteve të sekuestruara në kuadër të hetimit për Erion Veliaj dhe vëllait te tij,  është edhe marrëveshja me kompaninë “Redcloud”, e lidhur me fondin prej rreth 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West.   Vetëm pak ditë pasi konfirmoi arrestin me burg për Erion Veliaj, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe një kërkesë të vëllait të tij, Arbër Veliaj, për heqjen e sekuestrimit të një seri kontratash të kompanisë “Gogel”. Kolegji Penal e ka marrë vendimin në 17 shtator 2026. Arbër Veliaj është pjesë e një hetimi për “pastrim të produkteve të veprës penale” që...