Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo. Në pritje të Kongresit “Shqipëri 2027”
👁12807
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane. Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të...