Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit!
Jair Bolsonaro BRAZIL-Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-presidentit të djathtë Jair Bolsonaro. Ai është duke u gjykuar për akuza mbi organizimin e një grushti shteti, të cilat ai i mohon. Vendimi është marrë nga gjyqtari Alexandre de Moraes, i cili është përgjegjës për hetimet ndaj Bolsonaros. Sipas tij, masa u mor për shkak se ish-presidenti nuk kishte respektuar urdhrat kufizues që i ishin vendosur muajin e kaluar. Në 18 korrik Policia në Brazil bastisi shtëpinë dhe selinë e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, teksa urdhëruan që të mbajë një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës, duke i ndaluar atij të fliste me zyrtarë të huaj ose t'u afrohej ambasadave dhe duke i ndaluar atij të përdorte mediat sociale. Policia federale...