Burimi:
Javanews.al

Gjykata dënon babain dhe gjyshen: Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në Tik-Tok për të përfituar para
👁6401
Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, ka marrë fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta. Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula. Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa, i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën...