Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim të kompetencave të tij. Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare vendosi se ligji i shpalljes së emergjencës ekonomike i vitit 1977 nuk e autorizon presidentin të imponojë tarifa për shumicën e vendeve, përfshirë Kinën, Meksikën dhe Kanadanë. Ky vendim përfaqëson një goditje të rëndë për politikën ekonomike të administratës Trump. Në përgjigje, administrata e Trump depozitoi menjëherë një apel, duke theksuar se “nuk është për gjykatësit pa mandat të vendosin si të adresohen emergjencat kombëtare”. Aktualisht, nuk ka ndryshime, pasi vendimi kalon nëpër...
Burimi: Javanews.al