Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik
Çfarë ndodhi me popullsinë e paromanizuar gjatë shekujve të gjatë të antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës së hershme vështirë që do të mësojmë ndonjëherë. Përveç kësaj deri vonë, shkenca nuk është interesuar aq shumë që në kulturën materiale dhe shpirtërore të qytetërimeve të mëvonshme të Ballkanit të zbulojë gjurmët e kulturës së ilirëve parahistorikë dhe të epokës romake. Vetëm kohëve të fundit u bënë përpjekjet e para serioze, të vazhdueshme që me anën e kombinimeve të burimeve historike dhe të rezultateve të arkeologjisë, të etnologjisë dhe të linguistikës për të zbuluar elemente të kulturës ilire në kulturat e sotme në Ballkan dhe në bazë të kësaj të sqarohet roli që ka pasur substrati i paromanizuar, vendas ilir, në etnogjenezën e popujve të sotëm ballkanikë....