Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Gjurma e rrallë e dorës zbulohet në një varr të lashtë Egjiptian
Një gjurmë e rrallë dore njeriu, e datuar mbi 4000 vjet më parë, është zbuluar pranë një varri të lashtë në Egjipt nga studiues britanikë. Gjurma ndodhej mbi një copë qeramike të kuqe dhe do të transportohet në Kembrixh, ku do të bëhet pjesë e një ekspozite kushtuar mjeshtërive të vjetra egjiptiane. Sipas ekspertëve nga Universiteti i Kembrixhit, kjo gjurmë e plotë dore është lënë nga një individ para se balta të thahej plotësisht, një zbulim mjaft i rrallë për arkeologjinë egjiptiane, përcjellë KultPlus. “Ne kemi vërejtur gjurmë gishtash të lëna në llak të lagësht ose në një arkivol në...