Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Gjuriq kërkon ndihmën e Rusisë e Kinës, Kurti paralajmëron për destabilizim
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar takime të ndara në Beograd me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ku temë qendrore ishte arrestimi i Igor Popoviqit në Kosovë. Popoviq, ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, u ndalua më 18 korrik pas deklaratës publike ku e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.Autoritetet e Kosovës kanë ngritur ndaj tij dyshime për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa një gjykatë ka vendosur masën e paraburgimit njëmujor.Gjuriq e cilësoi arrestimin si “të pabazë dhe të paligjshëm”, duke e konsideruar si “ndjekje politike dhe pjesë...