“Gjuha Shqype”, vargjet e Ndre Mjedës për gjuhën amtare
Në vargjet e Ndre Mjedës, gjuha shqipe shfaqet si kujtesë, pasuri dhe një nga themelet e identitetit kombëtar. Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqipe m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,veç për ty m’rreh zemra e mjerae prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan’ të bukra me themelpor prap’ kjo, si diell pa hije,për mue t’tanave iu del.… Ku n’breg t’Cemit rritet trimime zbardh, Shqipe, zanin tand,e ku Drinit a burimiqë shpërndahet kand e kand. Geg’ e tosk’, malsi, jalliajan’ nji komb, m’u da, s’duron;fund e maj’ nji a Shqipniae nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,kush e dan...
Burimi:
kultplus.com