Gjuha shqipe në diasporë, mbahet konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës

Gjuha shqipe në diasporë, mbahet konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës

Mësimi, ruajtja dhe certifikimi i gjuhës shqipe në diasporë ishin në fokus të një konference shkencore të organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën. Sipas organizatorëve synimi është krijimi i një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi mes institucioneve, akademikëve, dhe aktorëve të tjerë që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në diasporë. “Mësimdhënia e gjuhës dhe kulturës shqiptare duhet parë jo vetëm si një përgjigje arsimore apo kulturore, por edhe si një investim strategjik në zhvillimin afatgjatë dhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës”, u shpreh Valbona Karakaci, Pedagoge e UNISHK. Vëmendje e veçantë në këtë konferencë iu kushtua rolit të universiteteve shqiptare në përhapjen dhe mësimdhënien e gjuhës shqipe jashtë vendit, si një nga elementët...