Karburanti 32 lekë më pak për litër në 2027, Koçiu njofton ndryshimin e taksës së qarkullimit (VIDEO)
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu TIRANË- Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur një nga masat e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027, që lidhet me uljen e çmimit të karburantit me 32 lekë për litër. Koçiu bëri me dije se kjo ulje do të realizohet përmes ndryshimit të taksës së qarkullimit duke e cilësuar si një prej ndërhyrjeve që synojnë lehtësimin e shpenzimeve për qytetarët. “32 lekë më pak për litër karburant në pompë, përmes ndryshimit të taksës së qarkullimit” shprehet Koçiu në videon e publikuar. Zëvendëskryeministrja prezantoi gjithashtu edhe disa prej masave të tjera të buxhetit 2027, i cili kap vlerën e 10 miliardë eurove, mes tyre uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte të shportës,...
Burimi:
zeri.ai