Dy shqiptarë arrestohen për trafik kokaine në Itali, një prej tyre dyshohet edhe si furnizuesi kryesor i rrjetit!
Pesë persona janë arrestuar në Itali, në kuadër të një hetimi për trafikimin e kokainës. Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilët jetonin në rajonin e Lombardisë. Njëri prej tyre, 49 vjeç dyshohet nga autoritetet italiane si furnizuesi kryesor i kokainës për zonën ku vepronte rrjeti. Operacioni u krye nga Karabinierët, pas një hetimi që kishte nisur në muajin shkurt, kur policia sekuestroi disa gramë kokainë te persona që dyshohet se e kishin blerë atë në banesën e një 59-vjeçari. Pas këtij episodi, hetuesit zgjeruan kontrollet përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, duke zbuluar një rrjet të dyshuar furnizimi dhe shpërndarjeje të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, kokaina u dërgohej klientëve drejtpërdrejt në banesa apo në vendet e tyre të punës. Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan edhe dy...
Burimi:
javanews.al