Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Gjuha bullizuese e Ramës, ISP thirrje partive politike: Jepini fund fyerjeve
👁11669
Instituti i Studimeve Politike, ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku dhe u ka bërë thirrje partive politike që të ndalojnë me përdorimin e gjuhës bullizuese dhe denigruese në këtë fushatë për zgjedhjet e 11 Majit. Në deklaratën e bërë, ISP thekson se po ndjekin me shqetësim ecurinë e fushatës, pasi kanë konstatuar se gjuha politike disa prej figurave më të rëndësishme drejtuese në partitë politike, në qeveri, në parlament e në institucione me natyrë politike, është jo vetëm jo etike, zhgënjyese, bullizuese, denigruese, por edhe nxitëse të diskriminimit mbi bazën e pikëpamjeve politike, gjendjes sociale, gjendjes shëndetësore, gjinisë, krahinës...