GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të  PSD, dyshime për korrupsion zgjedhor

GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të PSD, dyshime për korrupsion zgjedhor

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka firmosur 6 vendime për kontrolle personale dhe të automjeteve ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi. Masat janë marrë në kuadër të një hetimi për korrupsion në procesin zgjedhor. Kontrollet janë kryer sot në disa zona të Shkodrës nga forcat e policisë në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Një nga personat e përfshirë ka refuzuar kontrollin dhe për pasojë është shoqëruar në komisariat. Javët e fundit Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Beci....
Burimi: Javanews.al